TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock, i cili u shfaq në disa fotografi duke puthur një ndihmëse, ka dhënë dorëheqjen nga posti.
Ministri kërkoi ndjesë që kishte shkelur rregullat e distancimit social dhe njoftoi dorëheqjen e tij me anë të një video.
Ministri i ri i Shëndetësisë në MB, do të jetë Sajid Javid.
The Sun publikoi fotot ku ish ministri Hancock, shfaqet duke përqafuar dhe puthur ndihmësen e tij, Gina Coladangelo, të cilën ai e caktoi drejtoreshë jo ekzekutive të departamentit të shëndetit vitin e kaluar. Të dy janë të martuar dhe kanë respektivisht nga tre fëmijë me partnerët e tyre.
Sipas një zëdhënësi të qeverisë, punësimi i Coladangelo ka qenë brenda rregullave dhe se nuk është shkelur asnjë prej tyre.
Pas publikimit të skandalit, një zëdhënës i opozitës laburiste, tha: “Ministri ka të drejtën e jetës private, por kur përfshihen taksat e qytetarëve, ose kur punët u ofrohen miqve të cilët janë në marrëdhënie personale me një ministër, atëherë kjo gjë duhet të shihet me vëmendje. Qeveria duhet të jetë transparente dhe e hapur, nëse ka konflikt interesi apo janë shkelur rregullat”.