TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër sasi e konsiderueshme droge është kapur të shtunën në darkë në Portin e Durrësit.
Mësohet se, janë sekuestruar rreth 17 kg heroinë, e cila kishte si destinacion final Italinë.
Mësohet se lënda narkotike ishte fshehur në një kamion, i cili ishte bosh dhe ishte nisur drejt Italisë për t’u furnizuar me mallra.
Deklarata e Policisë së Shtetit:
Parandalohet dhe goditet një tjetër tentativë për trafikim të drogave të forta.
Parandalimi nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare Shkodër.
Sekuestrohen rreth 17 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.
Më datë 26 qershor, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, një kamion me targa shqiptare që po qarkullonte për në drejtim të Malit të Zi.
Për një kontroll më të specializuar, kamioni është shoqëruar në Portin e Durrësit, ku është kontrolluar nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat hetimore të DVP Durrës, Policia Kufitare e Portit Durrës dhe autoritetet doganore të Portit Durres, që veprojnë përherë në Port.
Nga kontrolli i specializuar rezultoi se në kamion kishte të fshehur rreth 17 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar heroinë.
Nga veprimet e para hetimore është arrestuar në flagrancë dretuesi i kamionit ku u gjet lënda narkotike.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ketij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë tentative për trafikim të drogave të forta.