AKTUALITET, 26 Qershor 2021, 22:46

Manastirliu publikon numrin e vaksinimeve në Shqipëri deri më tani

Manastirliu publikon numrin e vaksinimeve në Shqipëri deri më

Ministrja e Shëndetësie dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar ecurinë e procesit të vaksinimit në vend.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ministrja thotë se ditën e sotme, janë kryer gjithsej 5.081 vaksinime, ndërsa në total, që prej fillimit të nismës “Shqipëria Buzëqesh”, janë kryer gjithsej 935.207 vaksinime.

Kujtojmë se aktualisht në vend, janë duke u përdorur katër lloje të ndryshme vaksinash, më konkretisht: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Sa i përket kategorive që po vaksinohen ato janë disa, duke nisur që të mjekët dhe infermieret e përfunduar te personat plus 18 vjeç, e cila nisi për herë të parë këtë të shtunë.