TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.
Në një postim në Facebook, Zhupa shprehet se qeveria e Ramës pas refuzimit masiv të 30 qershorit nuk përmbahen më, pasi sipas saj i kanë ditët e numëruara, e duan të mbarojnë punët e pista të nisura. Zhupa shprehet e vendosur së bashku do i ndalin.
Postimi i plotë i Ina Zhupës:
Nisi me taksat e larta, me rritjen e cmimit te ujit, me dhunen ndaj ambulanteve, me vrasjen e Arditit, me kullat e pastrimit te parave ne mes te Tiranes, me gazin lotsjelles kundra femijeve te Bulevardi dhe sot duan te bejne Fusha-Kullat e drejtesise se munguar ne mes te Tiranes!
Vjedhje-Shkaterrim-Mashtrim trinomi i Veliajt, nuk do ja dali dot me teatrin e shqiptareve. E keni vene re qe mbas refuzimit masiv te 30 qershorit nuk permbahen me, se i kane ditet e numeruara, e duan te mbarojne punet e pista te nisura!
Se bashku do i ndalim! Asnje hap pas!
Përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Artistët ngujohen brenda Teatrit dhe nënshkruajnë një marrëveshje për të mos lejuar shembjen e Teatrit. Basha: Teatri do të shpallet monument kulture.