LIFESTYLE, 15 Korrik 2019, 11:10

FOTO/ Përfundon historia e dashurisë, Stresi ndahet nga Keisi


Stresi dhe bashkëshortja e tij, Keisi, kanë qenë një prej çifteve më të njohur të showbiz-it shqiptar, të cilët e shfaqnin shumë dashurinë e tyre në rrjetet sociale.

Ndonëse Stresi ishte prej muajsh në burg dhe doli vetëm pak javë më parë, Keisi publikonte shumë video e foto me reperin, duke i kushtuar atij dedikime romantike. Madje bukuroshja brune erdhi nga Kanadaja në Shqipëri për të pritur reperin kur u lirua nga qelia.

Ndërsa prisnin që lidhja mes dyshes të forcohej tani që Stresi doli nga burgu, duket se mes tyre mund të ketë përfunduar gjithçka.

Së fundmi, Keisi i ka fshirë të gjitha fotot me Stresin nga Instagrami dhe madje ka hequr mbiemrin Lushaj që e kishte në bio-n e profilit të saj.

Madje, ajo ka hedhur një foto të vetes ku ka shfaqur linjat e saj, ndërsa përshkrimi të shtyn të dyshosh se është ndarë nga Stresi.

“Jepi dhuratën e mungesës atyre që nuk vlerësojnë prezencën tënde”, ka shkruar Keisi në këtë foto.

Dyshja nuk janë prononcuar ende; kjo mund të jetë një sherr i momentit ose ata kanë vendosur që t’i japin fund martesës së tyre.