SPORT, 12 Nëntor 2019, 16:43

FOTO/ “Një çadër për trajnerin”, gazetari tregon problemin e tribunës VIP në “Air Albania”

Stadiumi “Air Albania” do të ngre siparin në ndeshjen Shqipëri-Francë, e vlefshme për Euro 2020. UEFA i ka thënë ‘OK’ FSHF-së që Shqipëria të luajtë të dielën kundër kampionëve të botës, edhe pse kishte disa problematika.

Fusha ishte më kryesorja, ku kishte ankesa nga delegatët, por duket dhe shiu është një tjetër problem. Kryeredaktori i RTSH Sport, Pano Xhixho, ka publikuar një foto ku tregon qartë se pjesa e tribunës ku do të ulen “Vipat” nuk është e mbuluar plotësisht dhe në rast se gjatë ndeshjes do të bjerë shi ata do të lagen.

Gjeni një çadër për trajnerin, edhe për vipat”, ironizon Xhixho me një foto të publikuar në Instastory. Por dhe pse ky problem është shumë i dukshëm, tashmë FSHF nuk ka çfarë të bëj pasi stadiumi ka përfunduar dhe ndërhyrjet në të nuk lejohen.

Inagurimi i stadiumit “Air Albania” do të bëhet të dielën ku do të jenë të pranishëm shumë personalite nga fusha e sportit dhe politikës. I pranishëm do të jetë edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, po ashtu mendohet të jetë dhe Presidenti i Francës, Emanuel Makron.