TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre nga katër të arrestuarit për vrasjen e Indrit Çelës.
Në seancën me dyer të mbyllur, ku media u lejua vetëm në nisje të saj, ata u njohën me masat e sigurisë. Por teksa gjyqtarët lexonin akuzat e tyre të arrestuarit shfaqen shenja nervozizmi. Një prej tyre shihet të mbajë dorën tek koka.
Ndërsa të tjerë presin vendimin kokulur. Bujar Kusi, Ferdinant Bakalli dhe Ali Sula do të qëndrojnë në burg deri në përfundimin e hetimeve.
Gjykata ka vendosur sot që Luan Çaka të qëndrojnë në “arrest në shtëpi”.
Të katër këta persona janë të përfshirë në vrasjen e Indrit Çelës për ujin e një kondicioneri.
