TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj katër të arrestuarve për vrasjen e 26-vjeçarit, Indrit Çelaj, i cili u qëllua me plumb në kokë në vilën ku punonte për montimin e kondicionerëve në kryeqytet.
Bujar Kusi, 54 vjeç, babai i Albano dhe Griseldo Kusit, do të njihet me masën e sigurisë. Para gjykatës do të dalin edhe tre të arrestuari e tjerë Edmond Sula 43 vjeç, Ferdinant Bakalli 41 vjeç dhe Luan Çaka 36 vjeç. Këta persona akuzohen për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorëve.
Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, me kërkesë të prokurores.
"Bujar Kusi ka deklaruar në gjykatë se është me arsim 8 vjeçar, kam qenë i akuzuar por ka marrë pafajësi. Ai akuzohet vetëm për pengimin e veprimeve që zbardhin të vërtetën. Ali Sula dhe Bujar Caka akuzohen për moskallzim të krimit".
Më herët Gjykata ka lënë në burg Lorenc Veliaj, i cili kishte lidhje shoqërore me dy të kërkuarit për vrasje Albano dhe Griseldo Kusit.
Këta të fundit i kishin kërkuar të merrte përsipër autorësinë e krimit meqenëse nuk kishte precedent penal.