AKTUALITET, 25 Gusht 2019, 11:38

Vrasja e Indrit Çelës, Gjykata lë në burg tre prej të arrestuarve

Vrasja e Indrit Çelës, Gjykata lë në burg tre prej të


Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Bujar Kusin, babain e dy vëllezërve që vranë me plumb në kokë Indrit Çeljan.

"Arrest me burg" u dha dhe për shtetasit Ali Sula 43 vjeç dhe Ferdinant Bakalli 41 vjeç.

Ndërkohë për Luan Çakën 36 vjeç, u vendos "arrest shtëpie". Katër të arrestuarit akuzohen për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorëve.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, me kërkesë të prokurores. Mësohet se asnjë nga të pandehurit nuk ka pranuar se të ketë parë skenën e krimit. Ngjarja është zbardhur nga kamera e sigurisë e vilës.

Më herët Gjykata ka lënë në burg Lorenc Veliaj, i cili kishte lidhje shoqërore me dy të kërkuarit për vrasje Albano dhe Griseldo Kusit.

Këta të fundit i kishin kërkuar të merrte përsipër autorësinë e krimit meqenëse nuk kishte precedent penal.