AKTUALITET, 15 Maj 2018, 13:37

FOTO LAJM/ Tahiri lë gjykatën, largohet drejt banesës së tij

Ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka lënë ambjentet e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila ka vendosur të lërë në fuqi vendimin për arrest shtëpie. Tahiri ka dalë nga gjykata dhe është nisur drejt banesës së tij, i shoqëruar nga policia.

Gjatë seancës, Tahiri ka folur me tone ironike, duke thënë se për të nuk ka rëndësi nëse qëndron në arrest shtëpie ose në burg. "Ju keni thënë për mua arrest shtëpiak po për mua është njësoj si arrest shtëpiak e si arrest me burg".

/TPZ.AL/