TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë ditën e sotme në një konferencë shtypi nga selia e kësaj partie, për të kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Prej një jave, fakte dhe prova të qarta janë bërë publike për narko-aferën Xhafaj. Shqiptarët kanë pritur që Xhafaj të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej. Xhafaj hesht dhe i fshihet përgjegjësisë së tij ligjore.”
Zoti Basha renditi sërisht provat e publikuara nga Partia Demokratike, për dënimin e vëllait të ministrit, për trafik ndërkombëtar të drogës. Basha gjithashtu përsëriti akuzat e Partisë Demokratike në drejtim të ministrit, se ai po ndihmon vëllain dhe ka falsifikuar ligjin për të pamundësuar ekstradimin e tij.
"Fatmir Xhafaj, ka penguar dhe pengon zbatimin e ligjit anti mafia ndaj vëllait të vet dhe vetë atij. Ministri i Brendshëm, përgjegjës për zbatimin e ligjit anti mafia, është vetë subjekt i ligjit anti mafia."
Basha kërkoi largimin e menjëhershëm të Xhafajt nga detyra.
"Fatmir Xhafaj duhet të largohet menjëherë nga posti i tij si Ministër i Brendshëm. Shqipëria nuk mund të përballojë të shkojë nga një ministër i brendshëm i drogës, në një tjetër."
/TPZ.AL/