AKTUALITET, 15 Maj 2018, 12:25

FOTO/ Saimir Tahiri futet i qeshur në Gjykatë, përshëndet të gjithë policët

Ndërsa mediat prisnin ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, të dilte nga hyrja e pallatit të tij, ku është në arrest shtëpie, për të shkuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do verifikohej masa e sigurisë, ai është parë në dyert e gjykatës, i shoqëruar nga eskorta e policisë. Edhe në Gjykatë ish-ministri nuk ka hyrë nga dera kryesore, duke qëndruar larg fokusit të medias.

Ajo çka ka rënë në sy, ka qenë mënyra sesi ai ka përshëndetur punonjësit e policisë që e kanë shoqëruar nga makina e policisë, deri tek salla ku do zhvillohej seanca. Ish-ministri Tahiri shfaqet i qeshur, duke komunikuar lirshëm me policët.

 

Më herët, para fillimit të seancës, avokati i tij Maks Haxhia tha se sot do të kërkohet revokimi i masës së sigurisë, pasi nuk ka prova për të. Të shtunën ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri u vendos masa arrest shtëpie, teksa ndaj tij rëndojnë akuzat për trafik narkotikësh dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë. Vendimi erdhi pothuajse dhjetë ditë pasi ai hoqi dorë nga mandati i deputetit.

tao1