AKTUALITET, 15 Maj 2018, 12:30

Zbardhet plani i opozitës për të enjten në Kuvend, porositë e Bashës në takimin me aleatët

Zbardhet plani i opozitës për të enjten në Kuvend,

Edhe këtë të enjte, opozita nuk do të lejojë të zhvillohet një seancë normale në Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo është vetëm njëra nga direktivat që ka dhënë në takimin e sotëm me aleatët kreu i PD Lulzim Basha.

Ashtu sikurse edhe të martën, edhe të mërkurën deputetët e opozitës do të jenë në komisionet parlamentare për të kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.

Lideri i demokratëve ka paralajmëruar se nëse deri ditën e enjte nuk do të ketë reagim nga qeveria pas publikimit të audiopërgjimit për vëllanë e Fatmit Xhafës, do të marrë vendime të mëdha.