TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një takim frymëzues e plot energji positive’, e ka quajtur kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi bashkëbisedimin me gjimnazistë të shkollave "Sami Frashëri" dhe "Arben Broci".
Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka theksuar se gjimnazistët janë të zhgënjyer dhe të lodhur nga propaganda e përditshme e atyre njerëzve që flasin për lista shkollash, kur në fakt shkollat janë lënë plotësisht në harresë.
Gjithashtu Këlliçi ka vlerësuar vendosmërinë e tyre për t’ju bashkuar FRPD-së, duke thënë se ata mezi presin ndryshimin që do të sjellë 25 Prilli në shkollat dhe të ardhmen e tyre.
Postimi i plotë i Belind Këlliçit:
Një takim frymëzues e plot energji pozitive me gjimnazistë të shkollave Sami Frashëri dhe Arben Broci, të cilët janë të zhgënjyer dhe të lodhur nga propaganda e përditshme e atyre njerëzve që flasin për lista shkollash, kur në fakt shkollat janë lënë plotësisht në harresë.
Megjithatë, ata janë të vendosur t'i bashkohen Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe mezi presin ndryshimin që do të sjellë 25 Prilli në shkollat dhe të ardhmen e tyre. #ditemetemira
https://www.facebook.com/BelindKellici.Official/posts/3445470008809440