AKTUALITET, 11 Tetor 2020, 18:47

‘Rama përdori pandeminë për qëllime politike’, Vasili: Nuk shpëton dot, drejtesia vonon por nuk harron

‘Rama përdori pandeminë për qëllime politike’,

Akuza të rënda ka hedhur nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e bërë përgjegjës direkt për dështimin në menaxhimin e pandemisë.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Vasili ka shpërndarë një video ku Rama shfaq shumë qëndrime kontradiktore në lidhje me masat e marra në përballimin e pandemisë, ashtu edhe me përdorimin e maskës me detyrim në ambjentet publike.

Vasili akuzon Ramënse e përdori pandeminë, pasi bëri në të njëjtën kohë kryeministrin, epidemiologun dhe infeksionistin vetëm për qëllime politike dhe i kujtoi se nuk shpëton dot, pasi drejtesia vonon por nuk harron.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Edi Rama nuk i shpeton dot drejtesise për krimin me Pandeminë!(VIDEO).

Menaxhimi i Pandemise u përqëndrua qellimisht ne grushtin e Edi Rames.

Rama bëri kryeministrin, epidemiologun dhe infeksionistin vetem per qellime politike.

Dështimi është provuar me fakte.

Shifrat flasin vetë dhe jane sot 700% me te larta se ne te ashtuquajturin Pik te pandemise ku maksimumi ishte 27 raste.

Përgjegjësia e Ramës është shumë e rëndë. Rendojnë mbi të dhjetëra jetë njerëzish e qindra e qindra të infektuar.

Meqënese SPAK nuk i gjen dot faktet për të filluar hetimin ndaj Edi Ramës për menaxhimin kriminal të Pandemisë po e ndihmojmë me deklarimet e rrezikshme dhe me pasoja shume te renda të Edi Ramës.

Lexojini vetë deklarimet e tij skandaloze:

Rama në 2 maj deklaronte:

“Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”, shprehej Rama.

Ja çfarë thoshte po ky Rama në 2 qershor:

“doni, nuk doni ju që insistoni të flisni nga distanca sociale, ndërkohë që unë përgjigjem, ky është një sukses i madh fare i shtetit shqiptar, i shëndetësisë shqiptare dhe i popullit shqiptar, padiskutim – deklaronte Rama më 2 qershor.

Me 18 mars Rama refuzonte përdorimin e maskave:

“Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë”.

Me 17 mars Rama refuzonte të bënte testime, ja çfarë thoshte:

“Ne s’kemi nevojë për testime, duhet të sillemi sikur e kemi virusin, e të mbrojmë veten, të mos bëhemi shkelës të rregullave me idenë që ne s’kemi asgjë. Nëse bëhen testime për ata që kanë shenja të lehta mjafton marrja e masave, se në fund të ditës ju thuhet rrini në shtëpi, pra edhe kur testi del pozitiv u thuhet rrini në shtëpi, s’të merr njeri në spital për shenja të lehta, thuhet: rri në shtëpi”.

Me 27 maj e quajti te fituar betejen dhe deklaroi:

"Të dashur miq, motra e vëllezër,

Ky është komunikimi im i fundit ekskluzivisht për luftën që zhvilluam bashkarisht deri këtu, me atë që botërisht u quajt Armiku i Padukshëm, virusi Covid-19."

Te nderuar zoterinj te SPAK ne VIDEO keni edhe mjaft prova te tjera qe edhe ne mos i shqyrtofshi ju sot s'ka asnje problem sepse "DREJTESIA VONON POR NUK HARRON".