TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjashtëqind gramë kokainë - me një vlerë tregu prej 60 mijë euro - janë sekuestruar nga policia italiane mbrëmjen e së shtunës nga policia italiane e Compagnia di Riva.
Mediat fqinje shkruajnë se pas disa vëzhgimesh të njëpasnjëshme të zonës së Rovertos, u pikat një 36-vjeçar shqiptar, të cilin policia vendosi ta kontrollojë. Si rezultat u zbulua se ai nuk ishte i pajisur me dokumente të rregullta për të qëndruar në Itali.
Ata më pas vazhduan kontrollet në një apartament ku qëndronte një 49-vjeçar. Qeni i njësisë Guardia di Finanza zbuloi një sasi kokaine në një sirtar.
Gjatë kontrollit, u gjet gjithashtu materiali i përdorur për paketimin e substancës dhe disa gramë hashash.
Të dy u arrestuan dhe hetimet e mëvonshme zbuluan se shtetasi shqiptar ishte regjistruar me identitete të ndryshme në Itali.