LIFESTYLE, 22 Tetor 2018, 10:15

FOTO/ Kejvina Kthella u mundua të shkëlqejë, Ermal Mamaqi e nxjerr blof

Sa herë ajo mundohet të shkëlqejë, gjithmonë ai është kudo për ta kapur paksa “Mat”.

E kemi fjalën për Kejvina Kthellën e cila së fundmi në Instagram ka postuar një foto goxha të realizuar nga ana artistike ndërsa ka qenë Ermal Mamaqi si gjithmonë i cili ka zbuluar një detaj që bie në sy.

“Të është zbërthyer rripi...”, shkruan Mamaqi në komentin e tij publik, por me siguri që Kejvina e ka bërë kë veprim artistik në kuadër të photoshoting-ut.

Ermali si gjithmonë me ngacmimet e tij! Me shumë gjasa bukuroshja tashmë është mësuar me këto episode dhe s’ja merr për keq kolegut të saj.

sdf_a.PNG

 

 

se5g_w5.PNG