TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ai ka pasion udhëtimet dhe orat. Nëse kontrolloni profilin në Instagram të gazetarit të suksesshëm Blendi Fevziut, me siguri do të ndjeni zili kur të shikoni sesa shumë vende të botës ka vizituar ai. Drejuesi i emisionit “Opinion” edhe pse ka një program impenjativ, sërish e gjen kohën për pasionet e tij, udhëtimet. I ftuar sot në emisonin “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacajt, gazetari i njohur ka folur për një tjetër pasion të tijin: orët. Ndoshta ju ka rënë në sy ndonjëherë në emisionin e tij që ai mban dy orë. Pasioni i tij për orët shkon edhe më tutje pasi Blendi jo vetëm i blen, por edhe i rregullon ato.
"Përpara shkoja te orëndreqësit dhe i hapja vetë, i shihja vetë si funksiononin. Ishte një pasion që lindi çuditshëm, por nuk i jam ndarë të paktën 10 vjet. Shihja mekanizmat, si janë bërë, biles dhe tani mundohem t’i gjej që ta kenë pjesën e mbrapme të hapur që ti të shohësh mekanizmin e brendshëm për ta parë, por tani nuk kam më kohë. Pasioni i dytë janë orat që quhen smartëatch që jam i fiksuar pas kalorive, kam sistemin e kalorive që djeg sepse shumicën e kohës notoj. Notoj 30 minuta çdo ditë",-rrëfeu gazetari.
Pra nëse Blendi nuk do të ishte bërë gazetar, a do ishte sot një orëndreqës i zoti?