TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Varri i “fёmijёs vampir” ёshtё zbuluar nё Itali pas gёrmimeve tё njё grupi arkeologёsh nё Itali. Fёmija mendohet tё ketё qёnё rreth 10 vjec dhe nё gojёn e tij ёshtё zbuluar njё gur i rёndё i vёndosur gjatё ritualit tё varrimit pёr tё ndaluar kthimin e tij nё jetё. Nё kohёn e varrimit, njerёzit mendonin se ai do tё rikthehej nё jetё dhe do tё infektonte banorёt e tjerё.
Testet e mёvonshme tё skeletit – qё tani njihet si “vampiri i Luganos” – treguan se fёmija mudn tё ketё qёnё i infektuar me malaria. Guri i vendosur me forcё nё nofullat e tij tregon se ёshtё vedosur qёllimisht.
Mendohet se nё kohёn e varrimit, malaria po pёrhapej me shpejtёsi nё zonё.
Objekte tё tjera tё zbuluara nё varrezё janё kthera shpendёsh dhe kazanё bronxi.
Kjo formё varrimi e pazakontё, shihet nё disa kultura tё lashta dhe vecanёrisht nё Perandorinё Romake dhe tregon frikёn qё kishin banorёt se ky person do tё rikthehej nё jetё dhe do tё pёrhapte sёmundjen mes njerzve tё tjerё. Metoda tё tjera pёr tё ndaluar vampirёt nga ringjallja janё varrosja me njё shtizё druri nё zemёr.
Njё zbulim i ngjashёm ёshtё bёrё nё Bullgari nё vitin 2012 ku u zbulua njё skelet i lidhur me dy cengela hekuri dhe i mbuluar me gurё tё rёndё.
Burimi: Daily Mail
/TPZ.AL/