TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka disa mёnyra tё thjeshta pёr tё kursyer para çdo ditё. Ja disa këshilla që do t'ju ndihmojnë.
Bёni njё listё kur bёni pazarin
Duke qёnё tё organizuar dhe duke ndjekur njё listё tё pёrgatitur qё nё shtёpi mund tё kurseni para. Supermarketet shpenzojnё shumё kohё dhe para pёr t’ju bёrё ju tё blini dhe shpenzoni sa mё shumё.
Kursimet: 20€ nё javё
Qёndroni larg “firmave”
A duhet tё paguani qindra euro vetёm pёr emёr? A mund tё dalloni ndryshimin mes njё cante 600€ dhe njё cante 20€? Shumё njerёz as qё nuk e vёnё re.
Kursimet: 100€
Kёrkoni pёr cmimet mё tё mira tё paketave tё sigurimit
Nёse nuk keni makinё, nuk jeni tё detyruar tё blini paketё sigurimi, megjithatё ёshtё e kёshillueshme qё tё siguroni shtёpinё nё rast fatkeqёsie. Por gjithmonё krahasoni cmimet dhe paketat pёr tё marrё cmimin mё tё mirё.
Kursimet: Rreth 100€
Prenotoni fluturimet sa mё herёt
Prenotoni fluturimet herёt sepse vetёm njё numёr i limituar vendesh jepen me cmime tё lira nga kompanitё. Sapo kёto shiten, do tё pёrballeni menjёherё me cmime tё kripura. Gjithashtu pёrdoni site si skyscanner.com pёr tё krahasuar cmimet.
Kursimet: 200€
Prenotoni paketat e pushimeve vetё
Shpesh kompaintё turistike premtojnё cmime tё ulёta dhe paketa all-inclusive me fluturim, akomodim, transport etj. Por ёshtё shumё e thjeshtё tё bёni njё test tё shkurtёr dhe vendosni mё pas opsionin mё tё mirё. Merrni njё broshurё nga kompania juaj e preferuar dhe bёni njё kёrkim nё internet dhe duke filluar nga fluturimi, shikoni sa do ju kushtonte e njejta paketё.
Kursimet: 100€+
Evitoni shpenzimet e kota
Mos u gёnjeni nga uljet dhe okazionet nёpёr dyqane. Shpesh harrojnё se disa gjёra nuk janё vёrtёt tё nevojshme dhe pёrfundojmё duke blerё gjёra tё panevojshme vetёm sepse janё me gjysёm cmimi.
Kursimet: 50-100€
Ecni ose pёrdorni bicikletёn nё qytet
Me cmimet e karburantit, trafikun e rёnduar dhe ndotjen, shpesh herё ёshtё mё mirё tё pёrdorni bicikletёn ose tё ecni pёr tё lёvizur brenda qyetit.
Kursimet: 50-100€
Pakёsoni sasinё e alkoolit qё kosumoni
Mund tё duket si pak por disa birra apo disa gota verё pas pune cdo ditё kanё njё kosto tё konsiderueshme.
Kursimet: 100€
Lini duhanin
Duhani ёshtё njё zakon tepёr i kushtueshёm dhe jo vetёm qё do kurseni para por do tё ndiheni dhe mё tё shёndetshёm.
Kursimet: Deri nё 1500€ nё vit
Pёrdorni bibliotikёn
Pёrdorni bibliotekёn e lagjes pёr tё marrё libra pёrkohёsisht. Kёshtu nuk mbingarkoni raftet tuaja me libra.
Kursimet: 50€
Hiqni dorё nga biletat e llotarisё
Shanset pёr tё fituar cmimin e madh janё tepёr tё vogla.
Kursimet: 2€ nё javё = 104€ nё vit
Evitoni gjobat
Gjobat janё shpenzime tё papritura dhe sa mё shumё kujdes tё tregoni me parkimin dhe rregullat e qarkullimit, aq mё pak do t’ju duhet tё shpenzoni nё fund.
Kursimet: 100€
/TPZ.AL/