TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një prostitute shqiptare e moshës 24-vjeçare është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Torino. E reja ka qenë duke ecur në rrugën “Puglia” kur është qëlluar nga një plumb në krahun e saj të djathtë.
Shqiptarja, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur, është dërguar menjëherë në spital nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.