AKTUALITET, 4 Maj 2019, 09:15

Meta takim me Erdogan, në fokus lufta kundër terrorizmit dhe ekonomia

Meta takim me Erdogan, në fokus lufta kundër terrorizmit dhe ekonomia


Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Turqi është pritur në një takim nga presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale mes dy vendeve e popujve, Meta dhe Erdogan shprehën vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.

Fokusi i takimit ishte dhe lufta kundër terrorizmit, si dhe forcimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Postimi i Metës për takimin:

Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.

Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe.

Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona.