AKTUALITET, 17 Nëntor 2019, 17:15

Meta kërcënon me video: Skandaloz presioni që po i bëhet Vitore Tushës

Meta kërcënon me video: Skandaloz presioni që po i bëhet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e ka quajtur skandaloz presionin që sipas tij pol i bëhet anetarës së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

“Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!” – shkruan Meta në Facebook.

Më herët ishte ish-kryetari i komisionit të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj që akuzoi Tushën se kishte shkelur ligjin duke njohur Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.