TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tifozë shqiptarë që jetojnë në Angli kanë ardhur në Tiranë për të parë kombëtaren kuq e zi, e cila luan përballë Francës, kampiones së botës.
Një tjetër e veçantë e kësaj ndeshje është përurimi i stadiumit të ri kombëtar "Air Albania".
Tifozët thonë për mikrofonin e RTV Ora, se ata kanë mbërritur në Tiranë posaçërisht për të parë Shqipërinë në këtë ndeshje të rëndësishme.
"Vij nga Londra, nuk jam vetëm, por jam edhe me të tjerë. Jemi një grup që kemi ardhur apostafat për këtë ndeshje", tha tifozi.
Tifozë ka edhe nga Maqedonia e Veriut.
"Unë vij nga Tetova e Maqedonisë Veriore. Jemi një grup që vijmë rregullisht dhe ndjekim kombëtaren"
"Jam nga Tetova, shpresoj që inaugurimi i stadiumit të na sjellë rezultat pozitiv"