TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e djeshme Prishtina kishte me qindra tifozë anglezë të cilët kishin zbarkuar në kryeqytet për të mbështetur skuadrën e tyre kundër Kosovës, në ndeshjen e sotme.
Gjatë kësaj kohe edhe pse të mirëpritur ashtu siç duhet, angezët janë përfshirë në një përleshje mes tyre.
Sipas mediave kosovare përleshja ka nisur pas mesnate me tifozët aglezë në Prishtinë.
Si shkak i këtij incidenti pas ndeshjes, ka ndërhyrë edhe policia e Kosovës, për të qetësuar situatën.
“Është raportuar një rast i mosmarrëveshjes në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë. Policia ka reaguar dhe ata kanë marrë ndihmën e nevojshme. Bëhet djalë për tifozë anglezë. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë liruar”-është shprehur policia për Express.
Ndërkohë mësohet se për shkak të këtyre zënkave disa persona kanë pësuar edhe lëndime në trup, ku më pas janë drejtuar në spital.
Kujtojmë që Kosova i ka bërë një pritje të jashtëzakonshme skuadrës angleze në Prishtinë, ku do të luajnë mbrëmjen e sotme në “Fadil Vokrri” për ndeshjen e fundit të Grupit A kualifikues për EURO 2020.
Nga rezultati i kësaj ndeshje që pritet të luhet sonte, nëse do të ketë një fitore për anglezët kundër kosovarëve, ka mundësi të të jetë në mesin e atyre gjashtë skuadrave.
Por se më kë do të përballet Anglia pas ndeshjes me Kosovën, në fazën e grupeve të Evropianit do të mësohet pas 15 ditësh, në Bukuresht të Rumanisë.