AKTUALITET, 9 Prill 2018, 22:09

FOTO/Hakmarrja e pamëshirshme e rrugëve po shuan familje të tëra. Nga rasti Preka e deri tek…

Aksidentet rrugore sa vijnë e po shtohen, e megjithatë më të rëndët duket se kanë ndodhur muajt e fundit. Mjaftojnë të permendim tragjedinë e Shkodrës ku u shua një familje e tërë, ajo Preka.

Por jo vetëm. Jo më larg se sot një tjetër aksident tragjik ndodhi në autostradën Levan-Fier, ku si pasojë vdiqën tri persona.

Çfarë ndodhi sot: Në aksin Levan Tepelenë, në orët e para të mëngjesit ku mbetën të vdekur tre persona.

Shpejtësia e lartë dhe pakujdesia e drejtuesit kanë bërë që automjeti të dalë nga rruga dhe të përfundojë në një kanal në afërsi të fshatit Varibop.

Të vdekur në aksident mbetën tre persona, të afërm mes tyre.

34-vjeçarja është një shtetase franceze. Me origjinë është nga qyteti Rodez i Francës, por jeton në Athinë, Greqi.

Fisnik Murataj, shtetas shqipëtar kushëriri i tij Agustin Murataj shtetas shqipëtar dhe e fejuara e Fisnik Murataj Nazia Aham shtetase franceze, përkatësisht 32, 30 dhe 34 vjeç.

 

Një familje shuhet nga aksidenti TRAGJIK në Shkodër

Tragjedia që përfshiu familjen Preka, është ndoshta nga më të rëndat e viteve të fundit për ndonjë familje shqiptare të shuar në aksidentet automobilistike në Shqipëri. Më të dhimbshme, atë e bën fakti se u shuan fëmijë nga disa muajsh, deri në 5 vjeç.

Si ndodhi aksidenti: Pas përfundimit të ekspertizës, grupi hetimor për aksidentin tragjik në Aksin Shkodër-Velipojë ku humbën jetën babai dhe 2 fëmijët e u plagosën 4 të tjerë. Sipas ekspertizës, shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i mjetit ‘Alfa Romeo’ ku ndodheshin 5 anëtarët e familjes Preka.

Vijimi: Menjëherë u mësua se babai i tre fëmijëve dhe foshnja 8 muajshe mbetën të vdekur në vend. Pas tyre, edhe vajza 5 vjeçe.

Atë mbrëmje u tha se vajza e tretë (10 vjeçe), ndërroi jetë gjithashtu por më vonë sqaruan se gjendja e vajzës ështe shumë e rëndë dhe rikthimi i saj në jetë ështe thuajse i pamundur.

E mbijetuara, nëna e fëmijëve dhe bashkëshortja e Edmond Prekës permendet: Nëna sapo është përmendur ka kërkuar fëmijët. Pas disa ditesh, familjarët i tregojnë Evisa Prekes se pjesëtarët e familjes së saj nuk jetonin më. Nga goditja e menjëhershme, ajo u mbajt në trajtim mjekesor, deri në një reagim te sajin në një koment, ku shprehte se vetëm per engjejt e saj, do ia dilte të qendronte gjallë.

Aksidenti tragjik me 4 të vdekur në Velipojë, një nga viktimat do martohej për pak ditë

Aksidenti në Velipojë u mori jetën 4 të rinjve, dy shqiptarë dhe dy italianë. Drejtuesi i makinës Besmir Kola, i cili humbi jetën në këtë aksident, martohej me 14 gusht.

Pas lajmeve kontradiktore, se në aksident kishte humbur jetën edhe e fejuara e Besmirit, shoku i tij sqaroi asokohe që vajza që humbi jetën Artenisa Peraj, ishte kushërira e Besmirit dhe jo e fejuara e tij.

Shokut i Besmirit, ka treguar se ai ishte i fejuar me një vajzë nga Rrësheni prej 5 vitesh dhe me 14 gusht kishin planifikuar ditën e martesës. Pra Besmiri dhe Artenisa, kanë qenë kushërinj dhe Artenisa e cila banonte në Itali bashkë me familjen, kishte ardhur në Shqipëri për të shpallur fejesën me të riun italian Giogio.

Aksidenti ndodhi pranë hidrovorit në Velipojë, në një rrugë mjaft të rrezikshme në të cilën nuk kishte as sinjalistikë dhe as asfalt.

Policia tha se viktimat kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes, pasi nuk kanë mundur dot të dalin nga mjeti kur ai ka përfunduar në kanal.

Alpenews