AKTUALITET, 9 Prill 2018, 20:50

E frikshme, humbi gruan në bast se nuk besonte te përmbysja e Junajtid në derbi

E frikshme, humbi gruan në bast se nuk besonte te përmbysja e Junajtid

Një ngjarje e pazakontë raportohet nga Kenia. Dy miq fundjavën e kaluar nënshkruan një marrëveshje në një letër. Objekti i bastit ishte derbi i Mancesterit i luajtur këtë fundjavë. Njëri nga miqtë ishte i bindur se djemtë e Guardiolës do të fitonin kampionatin pikërisht ndaj rivalëve të anës tjetër të qytetit.

Amani Stanli vuri bast për këtë as më pak e as më shumë por gruan e tij. Ai i premtoj shokut të tij se do ti jepte gruan për një javë nëqoftëse kjo nuk ndodhte. Për këtë nënshkruan në një fletë të thjështë. Por siç e dimë, Siti nuk arriti ta fitonte atë ndeshje dhe e la fitimin e titullit për më vonë. Tashmë nuk e dimë në qoftëse kjo fletë ka vlerë juridike pasi Stalni duhet të paguajë shumë shtrenjtë.