AKTUALITET, 13 Shtator 2019, 08:52

EMRAT+FOTO/ Si u ekzekutua biznesmeni Polia, roli i vëllezërve që ndihmuan autorin e ekstraduar sot


Biznesmeni nga Thethi, Nard Polia u ekzekutua teksa ishte në makinë më 20 mars në një pritë që i bënë .

Në atë kohë, hetimet zbuluan se dy vëllezër nga Shkodra luajtën rol kyç në vrasjen e Nard Polisë, ngjarje e ndodhur më 20 mars në Grudë.

Kleandro Toma, 29 vjeç, dhe Gilbert Toma, 26 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, sipas hetuesve i kanë ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme autorit të vrasjes, duke i mundësuar strehimin, armatimin dhe mjetet për t’u larguar pas krimit.

I përfshirë ishte dhe një bashkëpunëtori i tretë, Alfred Martini. 20-vjeçari, banor i fshatit Bardhaj, jo shumë larg vendit ku ndodhi vrasja, dyshohet të këtë luajtur rolin e ndihmësit, duke qenë se e njihte mirë zonën.

Kleandro Toma

Pak pas ngjarjes se autori ishte identifikuar nga Policia, por për arsye hetimi nuk bëhet i ditur identiteti i tij, por jepen vetëm inicialet K.S., 29 vjeç. Ndonëse autori dhe tre bashkëpunëtorët e arrestuar janë nga Shkodra, sipas hetuesve vrasja është e porositur nga të tjerë persona, të cilët kanë paguar për vrasjen e 32-vjeçarit nga Thethi.

Policia finalizoi operacionin e koduar “Step By Step”, duke arrestuar Gilbert Toma, Kleandro Toma dhe Alfred Martini.

Këta tre të ndaluar nga Policia ishin të dyshuar për veprën penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Gilbert Toma

Tre të rinjtë dyshohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e 32-vjeçarit Nard Polia, ndërsa autori është i shpalluri në kërkim, 29-vjeçari K.S.

HETIMET

Dy vëllezërit Toma dhe Alfred Martini kanë ndihmuar autorin e vrasjes që të largohet me makinë pas djegies së motorit, te vendi i quajtur “Ura e Mesit”. Tre bashkëpunëtorët janë zbuluar nga një kamerë sigurie. Dy vëllezërit Toma dhe Martini shfaqen në automjetin që ndihmon autorin e krimit të largohet pas djegies së motorit.

Operacioni për ndalimin e tyre u bë me ndihmën e Forcave Operacionale nga Tirana. Nga hetimet e Prokurorisë Shkodër rezulton se tre të arrestuarit, në mënyrë të drejtpërdrejtë me veprimet e kryera, kanë mbështetur me logjistikë dhe armatim, ndjekur, strehuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje të Nard Polisë. Pas ngjarjes, Policia dhe Prokuroria i kanë mbajtur në përgjim tre të arrestuarit, në mënyrë që të siguroheshin prova të mjaftueshme për përfshirjen e tyre në ngjarje.

Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur sekuestrimi i automjetit, i cili është përdorur nga autorët për ndjekjen e viktimës, orientimin e ekzekutorit, kryerjen e vrasjes, djegien e motorit dhe largimin bashkë me ekzekutorin. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumente të ndryshme.

Policia në fund shton se vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, motivin e saj, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e 32- vjeçarit. Ka dyshime se vrasja e 32-vjeçarit ka lidhje me të kaluarën e tij në Itali, ku kishte precedentë penalë.

Kur ishte 23 vjeç, Nard Polia është arrestuar në shtetin fqinj me akuzën e trafikut të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit në zonën e Trevizos dhe Venecias, por edhe për vjedhje me dhunë.

Nisur nga fakti se ishte dënuar vetëm 4 vite, ka dyshime se kjo mund të ketë sjellë prishje të marrëdhënieve me bashkëpunëtorët e tij shqiptarë, të cilët mund të kenë menduar se Polia ka bashkëpunuar me drejtësinë.

MAKINA

Policia gjate hetimeve njoftoi se këta persona kanë ndjekur gjatë gjithë ditës me mjetin tip Audi viktimën Nard Polia.

Më pas e njëjta makinë sipas policisë është vërejtur pas kçyrjes së kamerave të sigurisë duke kaluar tek Ura e Mesit, në vendin ku autori i dyshuar djegu motorin tip T Max me të cilin dyshohet se ka kryer vrasjen.

Kjo makinë e cila dyshohet se ka ndjekur viktimën dhe më pas del edhe tek vendi ku u djeg motori tek kamerat e sigurisë ka çuar policinë në ndalimin e tre shtetasve.

Mjeti tip Audi është në pronësi të shtetasit Alfred Martini i cili ishte një prej të ndaluarve. Ky i fundit ka pranuar se është makina e tij por ka deklaruar në polici se këtë mjet ia ka dhënë që në mëngjesin e 20 marsit shtetasit K.S i shpallur në kërkim dhe 27 vjeçari që dyshohet si autor i vrasjes ia ka kthyer mjetin në orët e pasdites, pretendon i ndaluari Alfred Martini.

Ky i fundit bashkë me dy të ndaluarit e tjerë Gilbert Toma dhe Kleandro Toma kanë deklaruar se ata nuk kanë qenë fare në makinën në fjalë me të cilën policia dyshon se është ndjekur viktima dhe më pas është transportuar autori i dyshuar pas djegies së motorit.