TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëse një mëngjes, poshtë shtëpisë tuaj do të gjeni një kioskë të re, si kjo në foto, mos u çudisni. Askush nuk ka marrë përsipër të ndërtojë pa leje. Eshtë vetë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që po rikthen epokën e kioskave në Tiranë, me një valë të re kioskëzimi, pas atyre që nguli rreth një vit më parë rrugëve të kryeqytetit.
Nëse seria e parë e kisokave shiste kryesisht cigare, çokollata, patatina apo produkte të tilla të ambalazhuara, kioskat e reja do të shesin salçiçe dhe qofte. Për t’i bërë të duken më të pranueshme, në kioska shkruhet “Wiener Wurst” (salçiçe vjeneze).
