AKTUALITET, 17 Tetor 2018, 21:34

Shoqërohet në polici këngëtari Stresi, ja për çfarë akuzohet

Shoqërohet në polici këngëtari Stresi, ja për

Stresi sërish në telashe me policinë shqiptare. Këngëtari shqiptar Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është shoqëruar në polici.

Ende nuk ka informacione zyrtare për ndalimin e tij, por burimet thonë se Stresi është shoqëruar për armëmbajtje pa leje.

Kujtojmë se ditët e fundit, ka qenë babai i tij, Sali Lushaj, ish-badigard i Sali Berishës i përfshirë në debate pas daljes së videos së Fredi Alizotit. Madje Lushaj bëri dhe një padi për shpifje ndaj Taulant Ballës.