TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debatet për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, sidomos me hapjen e temës së kufijve, po ndiqen me shqetësim edhe në qarqet diplomatike e akademike të Shqipërisë.
Diplomati dhe akademiku i njohur, ambasador Shaban Murati, sapo ka botuar një libër me titul “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”.
Ai deklaron se pavarësisht dëshirave të dyja vendeve lokale, çështja e ndryshimit të kufijve është një “lojë”, e cila ka shtrirje më të gjerë.
“Hapja e kësaj çështje nga vetë aktorët lokalë po i quajë Serbinë dhe Kosovën, ka ardhur nga një nevojë lokale. Cila është nevoja lokale, është nevojë direkte e Serbisë për të fshirë pengesat që ajo ka në rrugën që ajo ka për në BE. Një ndër pengesat e Serbisë është zgjidhja e marrëdhënieve me Kosovën. Nevoja dhe koha nuk janë për Kosovën, por janë me Serbinë. Ajo që është për mua e paqartë janë motivet, të cilat e kanë shtyrë Kosovën të bashkohet me këtë ngutje të Serbisë. Faktoi ndërkombëtar është i bindur se akoma nuk kemi marrëdhënie mes dy vendeve, pra deri sa nuk kemi marrëdhënie mes tyre, faktori ndërkombëtar nuk mund ta pranojë një marrëveshje midis një province dhe një metropoli.
Është naive të besosh se kufijtë në Ballkan, midis dy shteteve, qoftë me dëshirë ose pa dëshirë nuk do të jenë produkt lokale në tavolinë. Këtu nuk ka transparencë, nuk flasë në kuptimin publik. Unë mendoj se ka një naivitet ballkanik.”, tha ai.