AKTUALITET, 17 Tetor 2018, 22:26

“Bixhozi pastron paratë e krimit”/ Artan Hoxha "vë me shpatulla pas murit" Ramën me këto 5 pyetje

“Bixhozi pastron paratë e krimit”/ Artan Hoxha "vë me

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar nga studio e "Repolitix" propozimin Ramës, për mbylljen e basteve dhe kazinove elektronike.Hoxha ka disa pyetje për kryeministrin, ku pas deklaratave të kryeministrit që ka deklaruar se bixhozi përdoret për pastrimin e parave të krimit.

Gazetari është shprehur se është skeptik për aplikimin e këtij ligji, ndërsa hedh dyshimin se xhirot nga kompanitë e basteve, mund të jenë përdorur për fushata elektorale.

“Ato mund të kenë prova por i kanë në sirtar. A është e përfshirë bota e krimit? Nuk ka prova. Përderisa i ke provat pse nuk vepron ? Kush të pengon ? Këto operatorë mund të blejnë deputetët tashmë që jemi në prag të zgjedhjeve lokale. Xhiro e deklaruar e pikave të basteve është 180 milion euro. Sa fushata mund të mbulohen me këto para ? Kjo është gjëja që më bën skeptik. Fillimisht u tha se do të ishin 200m larg shkollave dhe objekteve të kultit, ndërsa me kalimin e kohës u shtuan si kërpudhat”, tha Hoxha.