LIFESTYLE, 5 Tetor 2019, 13:13

‘Miqtë mbaji afër, armiqtë edhe më afër…’, Xhemi Shehu me të ftuar të papritur në shtëpi (FOTO)



Bukuroshja e ekranit Xhemi Shehu është një nga personazhet më të dashura për të gjithë publikun shqiptar. Prej vitesh në drejtimin e “Portokalli”, Xhemi njihet edhe si mikesha më e ngushtë e moderatores tjetër të Top Channel, Arbana Osmani. Por duket se rrjeti i Xhemit është zgjeruar.

Ajo ka postuar disa foto në rrjetet sociale, ku shihet teksa darkon në shtëpinë e saj me rivalët e TV Klan, Turjan Hysko dhe Orinda Huta.

Bashkë me to është edhe instruktori i Xhemit, Edmond Stafa. Përse të jenë mbledhur vallë? Këtë ende nuk e dimë, por duket se Xhemi nuk trembet nga konkurrenca.