TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Kurorës së Hove në Britani ka dënuar dy shqiptare me burg pasi akuzohen se janë pjesë e një bande të trafikut të drogës, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Shqiptari Aris Dema 28 vjeç pranoi se është marrë me trafik kokaine në zonën e Brighton dhe është dënuar me 3 vite burg, ndërsa Edjol Cani u dënua me 3 vjet burg për shpërndarje lëndësh narkotike dhe 18 muaj të tjerë iu shtuan pasi u kap duke mbajtur armë pa leje.
Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua në dhjetor të vitit 2016, ndërsa në pranga si pjesë e kësaj bande përfunduan edhe dy shqiptarët e tjerë Orges Dema dhe Olsi Fizlaj që tashmë janë shpallur në kërkim. Ata ishin liruar me kusht, por nuk paguan garancinë e lirimit të tyre.
(Të denuarit Aris Dema dhe Edjol Cani)
Policia mendon se Dema është kthyer në Shqipëri, ndërsa Fizlaj jeton akoma në qytet. Policia britanike ka kërkuar ndihmë në mënyrë që t’i kapin dy të arratisurit shqiptarë. Dema është i dobët, me flokë të zezë dhe sy kafe. Ai kërkohet për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Fizlaj njihet gjithashtu si “i holli”. Është i gjatë, me flokë të shkurtra të zeza dhe sy kafe.
(Në kërkim Orges Dema dhe Olsi Fizlaj)