TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arian Çani është një nga gazetarët më të komentuar dhe më të dashur për publikun.
Mirëpo për jetën e tij private gazetari tregohet gjithmonë i rezervuar dhe fotot me bashkëshorten ose vajzën e tij janë të rralla. Megjithatë për herë të parë ai ka vendosur që të shfaqet në një event publik së bashku me vajzën e tij, e cila quhet Joana.
Ai ka qenë prezent në ceremoninë e inaugurimit të amfiteatrit te Tiranës, ku në një intervistë për emisionin ‘Rudina’ është shfaqur së bashku me Joanën e vogël.
“Bukur shumë këtu po po, ja po presim të fillojë koncerti me Joanën edhe shyqyr që është koha e mirë dhe po e shijojmë , ka dal një gjë shumë e bukur, ja po e inaugurojmë sot me Joanën”, ka thënë moderatori duke i drejtuar mikrofonin vajzës së tij, e cila siç duket dhe nga pamjet ka një ngjashmëri të madhe me Çanin.
