LIFESTYLE, 31 Maj 2018, 10:56

E lidhur me futbollistin? Dua Lipa kapet mat me ish-të dashurin dhe e kanë seriozisht

Ajo mërziti shumë vajza, kur u kthye me ish-të dashurin pas këngës “New Rules” që u jepte të gjithave këshilla, se çfarë duhet të bënin për të mos rënë pre e së kaluarës.

Por 22-vjeçarja Dua Lipa tregoi se dashuria e vërtetë thyen rregullat, pasi u pa duke u përqafuar me të dashurin model Isaac Carew jashtë Soho House në Londër, të mërkurën.

E fotografuar për herë të parë që pasi u përfol për rikthimin e romancës, këngëtarja dukej disi e trullosur nga pija.

Çifti, i cili u përfol se u rikthye pasi Dua u nda nga i dashuri i saj prej 5 muajsh Paul Klein në janar, treguan se romanca ka nisur sërish dhe është e vërtetë.

Isaac mbante afër Duan duke i hedhur krahun sipër shpatullave, ndërsa ajo i mbante shtrënguar dorën. Dyshja duket se i kanë dhënë dashurisë një mundësi të dytë.

Një burim tha për “Mirror”: “Gjërat po nxehen mes Duas dhe Isaac. Ata kanë një lidhje shumë të fortë”.

Lidhja e tyre zgjati prej rreth 2 vitesh para se të vendosnin t’i jepnin fund.