LIFESTYLE, 1 Qershor 2018, 09:58

Pasi u shfaq me fasho në hundë dhe e akuzuan për ndërhyrje, këngëtarja shqiptare sqaron të vërtetën

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora po na surprizon çdo ditë e më shumë me sukseset e saj. Hiti i saj “Girls” tashmë dëgjohet në të gjitha top listat dhe është një ndër këngët më të preferuara.

Rita mban një kontakt të vazhdueshëm me fansat e saj nëpërmjet postimeve të shumta në rrjetet sociale. Së fundmi këngëtarja simpatike ka postuar në Instastory një foto ku tregon gjysmën e fytyrës dhe shfaqet me një fasho në hundë.

“Me kaq stil”, është mbishkrimi i fotos.

Kaq ka mjaft dhe të gjithë fansat e saj kanë filluar të aludojnë se Rita Ora ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Mirëpo e vërteta me sa duket paska qenë krejt ndryshe.

Pas këtyre akuzave Rita ka reaguar menjëherë duke bërë një postim tjetër në Instastory ku shfaqet e buzëqeshur dhe na tregon se fashoja që mban në hundë është një maskë për të hequr pikat e zeza.