LIFESTYLE, 1 Qershor 2018, 10:26

Nuk fshihen më! Albi Nako dhe Alba Hoxha shkojnë së bashku edhe në evente

Koreografi Albi Nako dhe balerina e njohur, Alba Hoxha janë përfolur kohët e fundit për një lidhje dashurie mes tyre. Shkak për nisjen e këtyre aludimeve janë bërë udhëtimet e tyre të shpeshta në vende të ndryshme të Europës dhe postimet që ata kanë bërë në rrjetet e tyre sociale.

Jo vetëm kaq, por 2 ditë më farë një fotoja e tyre ku shfaqeshin së bashku në plazh bëri xhiron e rrjetit.

Pavarësisht këtyre detajeve dyshja e njohur e ka mohuar në mënyrë kategorike një lidhje të mundshme mes tyre, duke thënë se udhëtimet e tyre janë bërë për çështje pune dhe kohën e lirë e kanë shfrytëzuar edhe për të pushuar.

Mirëpo tashmë ata kanë filluar të shkojnë së bashku edhe nëpër evente. Ditën e djeshme në një event të organizuar  në Tiranë ata janë parë bashkë krahë njëri-tjetrit,  ku dhe u fotografuan së bashku me aktoren Rudina Dembacaj dhe Elda Lazen.