TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë kësaj jave mediat në mbarë botën kanë folur për një takim të mundshëm mes Kim Kardashian dhe Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar rreth reformës së të burgosurve. Në fakt na u duk si një shaka ky lajm, por paska qenë mëse i vërtetë pasi ka qenë vet Donald Trump që ka postuar në Twitter një foto nga takimi me yllin e serialit “Keeping Up With Kardashians”.
“Takimi i mrekullueshëm me Kim Kardashian sot. Folëm për reformat e të burgosurve dhe dënimet”, shkruan ai në postimin e tij në Twitter.
Kim kaloi një orë në Shtëpinë e Bardhë në një takim me dhëndrin e presidentit Jared Kushner dhe bëri gjithashtu edhe një bisedë me Donald Trump për reformën e të burgosurve, nisur nga rasti i gjyshes së saj Alice Johnson, e cila është e dënuar me burgim të përjetshëm.
Gjysha e saj u burgos me burgim të përjetshëm në vitin 1996 duke u akuzuar për trafikim të drogës dhe pastrim parash, pasi 15 bashkëpunëtorët e saj dëshmuan të gjithë kundër saj. Kjo ishte shkelja e parë e ligjit nga ana e Alice Johnson.
Pas takimit Kim u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe u nis për në shtëpinë e Jared Kushner dhe Ivanka Trump.
Fotot e publikuara nga “Daily Mail” tregojnë Kim duke ecur së bashku me Ivanka-n dhe duke buzëqeshur.
Kim, sikurse Donald Trump la një postim në Twitter për takimin e saj në Shtëpinë e Bardhë.
“Unë do të doja të falënderoja Presidentin Trump për kohën e tij këtë pasdite. Shpresojmë që Presidenti do t’i jap mëshirë znj. Alice Marie Johnson, e cila po vuan dënim të përjetshëm për veprën e parë penale dhje jo të dhunshme të drogës”, ka shkruar Kim.
Mirëpo gjatë këtij takimi të gjithëve iu ngelën sytë tek veshja e Kim. Ajo kishte zgjedhur të vishte një kostum të zi serioz, i cili e tregonte shumë klas.
