TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtari shqiptar i cili përfaqësoi Italinë në Eurovizion, Ermal Meta do të mbajë sot një koncert në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë të organizuar nga Bashkia e Tiranës.
Ditën e djeshme ai ka mbërritur në kryeqytet, ku zhvilloi një takim special me Kryebashkiakun Veliaj dhe stafin e ambasadës italiane në tarracën e gjelbër të Bashkisë, ku ofrohet një pamje spektakolare e sheshit të transformuar, e xhamisë së vjetër, por edhe e Sahatit të Tiranës.
Kryetari i Bashkisë Tiranë ka postuar fotot nga takimi i djeshëm në faqen e tij zyrtare Instagram duke treguar arritjen e këngëtarit në Tiranë.
“Mbërriti jo vetëm një artist i shkëlqyer, por djali i rrallë Ermal Meta. Sot do shihni e dëgjoni më shumë për historinë e tij frymëzuese që me gjasë do prekë e inkurajojë pafund të rinj shqiptare” – shkruan Veliaj në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BjeUOFznTUU/?taken-by=erionveliaj
“Në darkë ju presim të gjithëve në Sheshin Skëndërbej për festën madhështore…! Hyrja e lirë për të gjithë!” – shkruan më tej Kryebashkiaku.