AKTUALITET, 28 Korrik 2021, 13:15

Foshnja ndërroi jetë pas lindjes, babai akuzon mjekët dhe bën kallëzim: Nuk i dhanë kujdesin e duhur

Foshnja ndërroi jetë pas lindjes, babai akuzon mjekët dhe

Vdekja e foshnjes së porsalindur në Tiranë është kallëzuar në Komisariatin Nr.1 nga babai i saj.

Balkan Web raporton se babai pretendon se foshnjes nuk i është dhënë kujdesi i duhur.

26-vjeçari A.Z, ka pretendime dhe i është drejtuar autoriteteve për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në një maternitet në kryeqytet mesnatën që lamë pas.

Njoftimi nga Policia e Tiranës, paraprake:

Më datë 28.07.2021, rreth orës 00:40, në maternitet, një foshnje e porsalindur dyshohet se si pasojë e përkeqësimit të shëndetit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën me veprimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.