TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka ndaluar 21-vjeçarin S. Xh., i cili ndodhej pasagjer në mjetin tip “Benz”, që u aksidentua mbrëmjen e kaluar në By Pass-in e Fierit, duke i marrë jetën 19-vjeçares Xhesika Mjekra.
Policia njofton se i riu, me banim në Tiranë, është ndaluar me urdhër të prokurorit, në funksion të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes.
“Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të ndodhur dhe për të përcaktuar me prova ligjore drejtuesin e automjetit që ka dalë mbrëmë nga rruga ku humbi jetën 19-vjeçarja Xh. M., me urdhër të Prokurorit është bërë ndalimi i shtetasit S. Xh., 21 vjeç, banues në Tiranë, në funksion të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.