AKTUALITET, 28 Korrik 2021, 11:39

“Nëse e doni jetën, bëni vaksinën!”, Manastirliu: Janë kryer 1, 158, 303 vaksinime kundër koronavirusit

“Nëse e doni jetën, bëni vaksinën!”,

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në vend janë kryer 1, 158, 303 vaksinime kundër koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se 507, 623 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës duke qenë në këtë mënyrë më të mbrojtur ndaj virusit.

Manastirliu gjithashtu ka publikuar një video-mesazh ndërgjegjësues të qytetarëve të cilët bëjnë thirrje që të mos neglizhohet vaksina.

Qytetarët gjithashtu shprehen se vaksina është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

“Nëse e doni jetën tuaj, bëjeni vaksinën”, thotë një qytetarë e cila tregon se marrë dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19.