TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari i News24, Ergys Gjencaj është thirrur në prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar një ditë pasi policia e shtriu në tokë forcërisht sepse me telefon po filmonte në dinamikë të gjithë ngjarjen që ndodhi në zonën e “Varrit të Bamit” në Tiranë, ku forcat policore ishin në një aksion për arrestimin e një të kërkuari të drejtësisë në Tiranë.
Pas daljes nga Prokuroria gazetari Gjencaj tha se ka dhënë dëshminë e tij dhe bëri apel që institucionet e drejtësisë të zbardhin ngjarjen.
“U thirra nga ana e prokurorisë për të dhënë dëshminë time përsa i përket ngjarjes së djeshme.
Unë kreva detyrën time dhashë dëshminë time duke treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes po ashtu dhashë edhe dy videot e regjistruara nga aparati im celular dhe apeloj që institucionet e drejtësisë të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe të vendosin drejtësi” tha Gjençaj.
Prokuroria do marrë në pyetje edhe 5 efektivët e policisë që u përfshinë në këtë incident, hetime ndaj të cilëve po kryen edhe nga SHÇBA/ Balkan Web