TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej kohësh maturantët kanë nisur përgatitjet për studimet e larta.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i është drejtuar me një mesazh për përzgjedhjen e degëve të preferuara.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Kushi bën me dije se maturantët mund të zgjedhin preferencat e tyre nëpërmjet portalit “U-Albania” mes datave 29-korrik dhe 3 gusht.
“Ju sugjeroj të informoheni dhe konsultoheni sa më mirë për çdo detaj që lidhet me kriteret e pranimit dhe procedurat e regjistrimit”, është shprehur Kushi.
Postimi i plotë:
Të dashur maturantë,
Ndërkohë që prej kohësh keni nisur përgatitjet për studimet e larta, ka ardhur momenti që të zgjidhni degët sipas listës tuaj të preferencës mes datave 29 korrik – 3 gusht nëpërmjet portalit “U-Albania”.
Kam besim që ju do të bëni zgjedhjen e duhur duke u bazuar në talentin, pasionin tuaj, por edhe nevojat dhe perspektivat e tregut të punës.
Ju sugjeroj të informoheni dhe konsultoheni sa më mirë për çdo detaj që lidhet me kriteret e pranimit dhe procedurat e regjistrimit.
Ju uroj përzemërsisht shumë suksese dhe mbarësi!