AKTUALITET, 10 Korrik 2019, 16:01

“Fol për vete, Kujdes!” pas Manjës, Fino ‘përplaset’ me Hysin

“Fol për vete, Kujdes!” pas Manjës, Fino

Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar të Ligjeve të drejtueses së Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, një ndër shqetësimet e deputetëve të mazhorancës mbi aktivitetin e këtij institucioni ishte mungesa e transperencës.

Ndërkohë që ligjvënësja Vasilika Hysi ngriti këtë shqetësim, nuk ngurroi të përballej me ndërhyrjen e kolegut socialist Bashkim Fino.

Hysi ishte “viktima” e radhës e replikës së deputetit socialist Fino, i cili një ditë më parë u përplas verbalisht me kreun e Komisionit Ulsi Manja.