AKTUALITET, 5 Maj 2018, 15:33

Flet për herë të parë Genari pas lajmeve për ndarje me Eva Muratin

Siç dihet tashmë, prej vitesh Genar Topalli dhe Eva Murati janë në një lidhje dashurie. Por kjo mardhënie e tyre nuk është se ka qënë mjaft e komentuar ne rrejtet sociale deri para pak ditësh. Fshirja e fotove nga rrjetet sociale dhe mos urimi i Eva Muratit për ditëlindjen e djalit të Jozefina Topallit sollën aludimet se çifti nuk janë më bashkë. Por këto lajme Eva i përgënjeshtroj madje u shpreh se ishte mërzitur nga këto thashetheme.

“Më kanë mërzitur duke u përzirë në jeën time private dhe tani që dua ta mbaj personale duhet medoemos të jem ndarë?” u shpreh ajo.

Por për herë të parë ka folur dhe Genari. Megjithëse nuk dha ndonjë detaj, ai u shpreh se emri i tij nuk përbën lajm për mediat.

“Unë jam thjesht një student dhe nuk përbëj lajm për mediat. Gjithsesu dje ka reaguar Eva dhe ka dhënë një përgjigje.”, ka thënë ai.