AKTUALITET, 5 Qershor 2018, 12:47

Miratohet rezoluta për unifikimin e pikave doganore Kosovë - Shqipëri

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar pro Rezolutës për unifikimin e  pikave doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo rezolutë është votuar nga 67 deputetë, ndërsa dy deputetë të tjerë nuk e kanë votuar. Rezoluta ishte propozuar nga Visar Ymeri.

Kjo rezolutë synon shmangien e procedurave të dyfishta doganore, për mallrat që kalojnë mes dy vendeve.