AKTUALITET, 16 July 2026, 09:59

Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t në Elbasan, ja dyshimet e para për shkakun e zjarrit

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.

Zjarri ka rënë në dyqanin “Neranxi”, ndërsa sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Biznesi ndodhet pranë dy subjekteve të tjera tregtare, por fatmirësisht flakët nuk janë përhapur dhe ato nuk kanë pësuar dëmtime.

Ndërhyrja në kohë ka bërë të mundur kufizimin e zjarrit, ndërsa pritet që grupet përkatëse të përcaktojnë shkaqet e plota të ngjarjes dhe dëmet e shkaktuara.