TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta replikon sërish me kryeministrin Edi Rama, duke i kujtuar një video të rreth 20 viteve më parë, fjalë të cilat sipas tij, ia thotë edhe në takime.
Meta i kërkon edhe një herë Ramës që të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit dhe të pranojë hapjen e listave.
Ai shton se është Koha për një frymë të re, për një bashkëjetesë qytetare dhe evropiane.
POSTIMI:
Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër. E di vetë ti!
Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin!
Koha për një FRYMË TË RE, për një bashkëjetesë qytetare dhe europiane, është tani!
Respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët.